Reshjet e borës kanë mbuluar të gjithë territorin e Kosovës.
Ato po shkaktojnë probleme në rrugë, magjistrale dhe fshatra të ndryshme të vendit.
Me një problem të tillë po përballen edhe banorët e fshatit Sankoc të komunës së Drenasit.
Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë fotografi të “Rrugës Izet Gjoshi” në këtë fshat, e cila nuk është pastruar deri në këto momente.
Të njëjtit theksojnë se nëse bora nuk pastrohet, gjatë uljes së temperaturave bëhet akull, dhe i’u shkakton probleme tek automjetet.
Fotografi: