Lajme

Parashikimi i Agim Bahtirit: LVV-ja fiton bindshëm, LDK në vendin e dytë, PDK në të tretin dhe AAK-NISMA në fund!

01/20/2024 12:47
nga:Y I

Disa ditë më parë është zyrtarizuar koalicioni parazgjedhor AAK-Nisma.

Pas këtij koalicioni, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka bërë ftesë edhe PDK-së dhe LDK-së për bashkim në një koalicion të përbashkët opozitar.

Në lidhje me një ftesë të tillë ka folur për “Gazeta Blic”, ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri tha se të njëjtit janë të interesuar për një koalicon të tillë, por s’e nuk mund të dalin fitues në zgjedhje.

Ai deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje edhe në këto zgjedhje do të fitojë bindshëm pasi ka bërë një punë shumë të mirë me çështjen e veriut duke e kthyer sovranitetin në atë pjesë.

“Unë mendoj se opozita në tërësi është e interesuar me ba një koalicion të përbashkët për me dal fitues por fatkeqësisht kjo nuk mundet me ndodh për arsye se mendoj se Lëvizja Vetëvendosje do të dalë bindshëm fituese në zgjedhjet e ardhshme. Kjo për arsye se ka bërë një punë të shkëlqyer sidomos për sovranitetin e Republikës së Kosovës, veçanarisht Veriun, i cili asnjëherë nuk ka qenë nën kontrollin e shtetit të Kosovës, por grupeve të caktuara kriminale. Strukturat e tyre janë shuar njëherë e përgjithmonë dhe nuk do të kenë vend kurrë në territorin e Kosovës. Sovraniteti për mua është gjëja më e madhe që i ndodh një shteti siç është Kosova e cila 24 vite se ka patur nën kontroll veriun. Shoh sovranitetin e plotë dhe inkuadrimin e serbëve të cilët kanë qenë me të vërtetë të rrezikuar nga këto grupe kriminale që kanë qenë më parë” deklaroi Bahtiri për “Gazeta Blic”.

Bahtiri bëri një parashikim ku tha se në zgjedhjet e ardhshme, LDK-ja del në vendin e dytë, PDK-ja në të tretin dhe në vendin e katër AAK-NISMA.

Ai iu bëri thirrje partive opozitare mos ti bllokojnë proceset ndërkombëtare.

I njëjti deklaroi se nëse partitë opozitare bëhen bashkë në koalicion fitojnë rreth 30% në total të ulseve në Kuvend.

“Unë jam i sigurt që VV-ja fiton, partitë e tjera mund të bëhen një grup apo koalicion por nuk fitojnë. LDK-ja do të jetë e dyta, e treta PDK-ja dhe e katërta do të jetë koalicioni AAK-Nisma. Nëse bëhen bashkë do të kenë diku 30% në total të ulseve në Kuvend”

“Partive të tjera politike i’u sygjeroj të punojnë shumë dhe ti ndihmojnë çështjes kombëtare edhe mos t’i bllokojnë proceset ndërkombëtare por le të pajtohen se edhe kësaj radhe LVV-ja do ta udhëheq vendin” deklaroi Bahtiri në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ftoi në koalicion PDK-në dhe LDK-në pa asnjë kusht.

Haradina tha se bashkimi i subjektit që ai drejton në koalicion me Nismën Socialdemokrate është një shembull se si të gjitha partitë opozitare mund të bashkohen për t’i ofruar vendit një program të mirë qeverisës.

“Po vijnë zgjedhjet, të rregullta janë në fund të vitit, por mund të vijnë edhe më të hershme në verë, ose dikur, ne dëshirojmë të japim nga vetja prova dhe shembuj se mund të bashkohemi të gjithë, t’i japim Kosovës një program qeverisës dhe ta ndryshojmë Qeverinë Kurti për shkak të humbjeve që ua shkakton qytetarëve të vendit në përgjithësi dhe rreziqeve të kësaj qeverisje për vitet që vijnë nëse vazhdojnë, apelojmë të gjithë që të bashkohen dhe veç kemi disa partneritete të dakorduara” deklaroi Haradinaj raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Haradinaj fton pa asnjë kusht PDK-në e LDK-në, në koalicion