Lajme

Rrugët e fshatrave Strellc dhe Isniq të Deçanit, të pakalueshme, qytetarët ankohen se komuna s’po përgjigjet!

01/20/2024 11:38
nga:Y I

Reshjet e borës dhe erërat e forta kanë përfshirë të gjithë territorin e Kosovës.

Ato po shkaktojnë probleme në rrugë, magjistrale dhe fshatra të ndryshme të vendit.

E disa fshatra të cilat po përballen me probleme të mëdha janë Strellc dhe Isniq i Deçanit.

Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë pamje të rrugëve të këtyre fshatrave të cilat janë të pakalueshme nga bora.

Të njëjtit madje shprehen se e kanë thirrur disa herë komunën, por ata nuk ka qenë të qasshëm.