Veprimet huligane që i bënë 13 muaj më parë në veri mbase mund t’i kenë harruar.
Por, për ato po hetohen si të dyshuar nga Policia e Kosovës së paku dy persona, njëri nga Banjska e Zveçanit e tjetri nga Luzhista e Leposaviqit.
Njësiti për hetimin e krimit të organizuar, zbarkoi në shtëpitë e lokalet tyre të enjten, ani se të njëjtit nuk i gjeti aty.
Forcat e rendit nga pronat konfiskuan një pushke gjuetie e një ajrore, dy telefona, një tytë tromblloni, pastaj dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf të armës.
E lufta kundër krimit dhe mbarëvajtja e rendit kushtetues këndej sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut Veton Elshani, ka ndryshuar pas sulmit 24 shtatorit.
Policia e Kosovës siç thotë zëvendësdrejtori për veri është e gatshme për çdo skenar dhe operon nëpër çdo pëllëmbë të tokës deri në skajin verior të Republikës.