Lajme

“Po të ndodhte liberalizimi e në pushtet të ishte opozita e sotme, ende ishin duke festuar me dajre e tupana në sheshet e Kosovës”

01/19/2024 19:20
nga:Sh R

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Halil Thaçi, thotë se me punën që po e bënë kryeminsitri Kurti, VV nuk do ta ketë problem krijimin e qeverisë.

Thaçi në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur sovranitet të plotë.

“Mendoj se me punën që po bënë Kryeministri dhe ministrat, siç e tregoi edhe sondazhi ne nuk do të kemi problem për krijimin e qeverisë. Asnjëherë Kosova nuk ka pas sovranitet të plotë deri në këtë Qeveri”, tha ai.

Tutje ai thotë se nëse liberalizimi do ndodhte sa të ishte në pushtet opozita, ata do ishin duke festuar ende.

“Paramendoni sikur të ndodhte liberalizimi dhe në pushtet të ishte opozita e sotme edhe sot kur po flasim pas 19 ditëve, do të ishin duke festuar me dajre e tupana në sheshet e Kosovës, por kur liberalizimi ndodhi në Qeverin tonë opozita po mundohet ta zbehë këtë sukses”, përfundoi Thaçi për Gazeta Blic.

 

“Ikje masive” nga Kosova, vjen reagimi nga Sveçla