Sporti

‘Baba po vjen’, Armend Rugji transferohet tek FC Prizreni

01/19/2024 18:19
nga:Mergim Rreci

Portieri i mirënjohur kosovar, Armend Rugji është larguar nga Fushë Kosova.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai do të jetë pjesë e skuadrës së FC Prizrenit.

Kjo skuadër luan në Ligën e Dytë, kurse ka gjasa reale për ngjitje në Ligën e Parë.

Momentalisht, FC Prizreni renditet në vendin e tretë, me pikë të njëjtja me Mitrovicën e vendit të dytë, kurse ka një pikë më pak se KEK-u i vendit të parë.

/GazetaBlic Sport/