Lajme

Zelensky flet me Ramën në telefon: Diskutuam për thellimin e dialogut Ukrainë – Ballkan dhe avancimin në mbrojtje

01/19/2024 17:56
nga:Sh R

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Zelensky tha se e ka falënderuar Ramën për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë kundër agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit.

“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë – Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, shkroi Zelensky.

Së fundi, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë udhëtuar për në Britani të Madhe ku do të trajnojnë ushtarët ukrainas.