Lajme

Rama takon Mazanekun, ia dorëzon “Hyjneshën në Fron”

01/19/2024 15:38
nga:Sh R

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mazanek.

I pari i kryeqytetit i ka dorëzuar “Hyjneshën në Fron” Ambasadorit, për t’i treguar rreth trashëigimisë së pasur së vendit.

Kështu ka bërë të ditur Rama përmes një njoftimi në Facebook.

“Me kënaqësi mirëprita në Odën e Kryeqytetit, Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, z.Bohumil Mazanek”.

“Ambasadorit i dorëzova “Hyjneshën në Fron”, për t’i treguar për Prishtinën dhe trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë”.

Rama tha se ata biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes tyre në fusha të ndryshme, të cilat do t’iu ndihmojnë qytetarëve në zhvillimin urban, arsim, kulturë dhe inovacion.

“Me z. Mazanek biseduam për rritjen e bashkëpunimit mes nesh në fusha të ndryshme të cilat do të ju ndihmojnë qytetarëve tanë në zhvillim urban, arsim, kulturë dhe inovacion. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për vendin tonë”, shkroi Rama.

Postimi i plotë: