Lajme

Bajqinovci i kundërpërgjigjet PDK-së: Tradhëti kombëtare ka bërë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ata e nënshkruan Asociacionin

01/19/2024 15:20
nga:N K

Kryetari i Grupit Paralemtar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se nëse Kurti e miraton draftstatutin e Asociacionit, do të jetë tradhëti kombëtare.

Në lidhje me këtë deklaratë të Tahirit kanë reaguar nga partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i këtij subjekti politik, Mefail Bjaqinovci, tha për “Gazeta Blic” se nëse Tahiri deklaron kështu atëherë tradhëti kombëtare ka bërë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, sepse sipas tij ata kanë nënshkru për pranimin e Asociacionit.

“Së pari, nëse Ableardi thotë kështu atëherë tradhëti kombëtare ka bërë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, që kanë nenshkruar. Ata e kanë bërë pranimin e Asocacionit, e jo Albin Kurti dhe nëse shkojmë me keto deklarata, atëhere ai duhet të akuzojë shefin e vetë dhe ish- liderin e LDK-së Kyremnistrin e atëhershëm, Isa Mustafa”, deklaroi Bajqinovci për “Gazeta Blic”.

Ai pohoi se nuk ka ndodh dhe as nuk do të ndodhë Asociacioni.

“Derisa po bëhën 3 vjet e deri me sot, as nuk ka diçka konkrete, 3 vite po bëhen që janë duke thënë qe po krijonë Albini Asociacionin. Çdo ditë, çfo javë, çdo muaj e çdo vit. Ne jemi duke hyrë në vitin e katër të Qeverisë Kurti dhe as në praktikë nuk ka ndodh e as nuk do të ndodhë Asocacioni. Andaj, nëse ka bërë tradhti kombëtare në këtë rast, ka bërë shefi i Abelard Tahirit dhe Isa Mustafa, i cili ka nënshkruar dhe ka pranuar asocacionin. Ndërsa, Albin Kurti nuk ka pranuar asgjë po e ka gjetur ashtu siç është dhe po mundohet që krejtë këtë dëmë ta minimzojë, sepse dihet çfarë presioni nderkombëtar është duke bërë deri më sot”, tha Bajqinovci në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Ndryshe, kryetari i Grupit Paralemtar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi kështu.

“Marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit nuk ka pikë nga qielli, Kurti e ka dhënë kontributin edhe aty… Kurti e ka parë që krijimi i këtij institucioni do ta ndajë Kosovën në dysh në dy entitete politike territoriale. Jam i bindur se me këtë qeveri nuk e çon përpara, është tradhti kombëtare, nuk e miraton. Vendi do të shkojë në zgjedhje… Nuk e miraton draft-statutit, me dërgu vendin në zgjedhje”, tha ai.“Nëse e miraton, do ta ketë problem të qëndrojë në Kosovë. Atëherë do të lindë problemi i madh, do ta përjetojmë organizimin territorial të tyre, do të hyjmë në problem të madh edhe ndëretnik”,