Lajme

Bora mbulon Europën: Probleme në Francë dhe Belgjikë, trashësia e borës shkon 11 cm!

01/19/2024 14:41
nga:Y I

Fillimi i vitit 2024 në Evropë mund të karakterizohet nga moti kaotik. Në Paris dhe rrethina ka pasur 4 centimetra borë dhe niveli i alarmit ka qenë në ngjyrën portokalli.

Moti ka shkaktuar probleme të shumta në trafik.

Edhe në Belgjikën fqinje, mjetet motorike përjetuan probleme në qarkullim, me trafikun që ishte tërësisht i çakorduar.

Shumë akse rrugore ishin jofunksionale. Rrugët në Valonia ishin nën alarmin e kuq për shkak të dëborës së dendur.

Në zona të ndryshme të rajonit, bora arriti deri në 11 centimetra trashësi, duke u bërë më e dendura në 11 vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë, shtresa me dëborë, që mbuloi fusha dhe monumentet e qyteteve, u dhuroi banorëve edhe një pamje të bukur.

Norvegjia ndërkohë është e mësuar me dëborën. Atje, pjesëtarë të kombëtares së volejbollit të plazheve zhvilluan një seancë stërvitore në dëborë.