Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas ftesës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për një koalicion të gjerë opozitar.
Ai në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se PDK-ja nuk është në pozitën me prit ftesë nga AAK-ja.
Haliti tha se të njëjtit nëse kanë vullnet, janë ata që mund t’ia bëjnë ftesën LDK-së, AAK-së e partive të tjera.
“Ne nuk jemi në pozitë me prit ftesë prej AAK-së për t’u bashkuar. Mendoj që PDK-ja, nëse ka vullnet, për të bërë koalicion për betejë politike në Kuvendin e Kosovës dhe më tutje do të duhej se si partia e dytë që është pas VV-së, të ndërmerr veprimin ose nismën e para për ta ftuar LDK-në, AAK-në, e partitë e tjera që janë dhe që s’janë në Kuvend për të bërë një koalicion gjithpërfshirës me qëllim që të zhvillojnë betejën politike me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai me ironi u shpreh “ftesa individuale ose ‘i vogli me thirr të madhin’ në politikë nuk ecën.
“Në të kundërtën ftesa individuale ose “i vogli me thirr të madhin” në politikë nuk ecën” deklaroi Haliti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Xhavit Haliti, PDK!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ftoi dje në koalicion PDK-në dhe LDK-në pa asnjë kusht.
Haradina tha se bashkimi i subjektit që ai drejton në koalicion me Nismën Socialdemokrate është një shembull se si të gjitha partitë opozitare mund të bashkohen për t’i ofruar vendit një program të mirë qeverisës.
“Po vijnë zgjedhjet, të rregullta janë në fund të vitit, por mund të vijnë edhe më të hershme në verë, ose dikur, ne dëshirojmë të japim nga vetja prova dhe shembuj se mund të bashkohemi të gjithë, t’i japim Kosovës një program qeverisës dhe ta ndryshojmë Qeverinë Kurti për shkak të humbjeve që ua shkakton qytetarëve të vendit në përgjithësi dhe rreziqeve të kësaj qeverisje për vitet që vijnë nëse vazhdojnë, apelojmë të gjithë që të bashkohen dhe veç kemi disa partneritete të dakorduara” deklaroi Haradinaj raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Haradinaj fton pa asnjë kusht PDK-në e LDK-në, në koalicion
Ftesa e Haradinajt për koalicion, Haziri: I’u urojmë suksese por ne kemi zgjedhur “Rrugën e Re”


