Sporti

Zyrtare/ “Arabia më ka bërë person më të mirë”, rinovon Gerrard

01/19/2024 12:04
nga:E K

Steven Gerrard rinovon kontratën me Al-Ettifaq. Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, u emërua trajneri i skuadrës arabe në korrikun e vitit të kaluar, ekip të cilin e ka drejtuar në 25 ndeshje deri tani.

Al-Ettifaq renditet në vendin e tetë në kampionatin saudit. Drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e anglezit dhe kanë vendosur të rinovojnë me të me dy vite të tjera.

Sipas marrëveshjes së re, ish-mesfushori i njohur do të qëndrojë në stolin e Al-Ettifaq deri në verën e vitit 2027.

“Ky është një vlerësim për mua dhe familjen time, një mirënjohje për punën dhe përkushtimin tim me Al-Ettifaq. Duhet të bëjmë më shumë, por jam i sigurt se do të përmirësohemi.

Këtu kam mësuar të përshtatem me një kulturë të re dhe kampionat të ri. Kam bërë shumë miq dhe po përballem me sfida të reja.

Jam pjekur në Arabinë Saudite, jam i mendimit se ardhja këtu më ka bërë një person dhe trajner më të mirë”, u shpreh 43-vjeçari pas rinovimit.