Lajme

SHBA-ja reagon pasi Netanyahu tha se është kundër themelimit të shtetit palestinez

01/19/2024 10:56
nga:Gazeta Blic

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden i është përgjigjur kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut.

Ky i fundit kishte deklaruar se Izraeli është kundër krijimit të një shteti palestinez.

Atletico Madridi i hakmerret Real Madridit për humbjen në Superkupë, eliminon mbretërit…“Dënimi më i pakët, largimi nga Liga Premier” – ish këshilltari i Man Cityt paralajmëro…I veshur me tuta sportive në vlerë 2000 euro, Cristiano Ronaldo tregon se ka shtuar një…Pse po e sulmojnë njëra-tjetrën dhe nuk po i ndërprejnë marrëdhëniet Irani dhe PakistaniRreth 10 mijë qytetarë të Kosovës përfituan leje qëndrimi dhe pune në Kroaci vitin e ka…

“Nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat afatgjata [të Izraelit] për të ofruar siguri të qëndrueshme dhe nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat afatshkurtra të rindërtimit të Gazës, të vendosjes së qeverisjes dhe të ofrimit të sigurisë në Gaza, pa themelimin e një shteti palestinez”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.

Netanyahu u mburr se i kishte qëndruar presionit amerikan në të kaluarën dhe tha se ata që flasin për një epokë post-Netanyahu, po i referohen asaj në të cilën do të krijohet një shtet palestinez, duke sugjeruar sërish se vazhdimi i qëndrimit si kryeministër është ajo që qëndron në mënyrën e zgjidhjes me dy shtete.

Miller thotë se në takimet me liderët arabë gjatë udhëtimit në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken arriti të sigurojë angazhime nga vendet në rajon të cilët thanë se “do të merrnin pjesë në rindërtimin e Gazës, se do të merrnin pjesë në krijimin e qeverisjes së Gazës të udhëhequr nga palestinezët, por se ata do ta bënin këtë vetëm nëse do të kishte një rrugë të qartë për krijimin e një shteti palestinez.

“Ekziston një mundësi historike me të cilën duhet të merret Izraeli… dhe ne shpresojmë se vendi do ta shfrytëzojë atë mundësi”, shton ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan sulmin terrorist, një ndër më të përgjakurit në histori të shtetit izraelit.