Mesfushori anglez, Jordan Henderson edhe zyrtarisht është lojtar i Ajaxit.
Ish kapiteni i Liverpoolit u transferua në Arabi ku pati një periudhë të vështirë me skuadrën e drejtuar nga Steven Gerrard, Al-Ettifaq, shkruan GazetaBlic Sport.
Vetëm 6 muaj pas largimit nga futbolli evropian, Henderson u rikthye sërish kësaj radhe te gjiganti holandez, Ajax.
Henderson foli për herë të parë si lojtar i Ajaxit, ku pranoi se ai dhe skuadra e tij e re kanë pasur vit të vështirë megjithatë potencon se ai dëshiron t’i ndihmojë skuadrës për të kaluar periudhën e vështirë.
“Ka qenë një vit i vështirë për Ajax-in. Kjo është e njëjta gjë për mua në gjashtë muajt e fundit. Kështu që, shpresojmë, ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për të ecur përpara dhe të jemi të suksesshëm”.
?⚪️ Henderson: “It's been tough year for Ajax. That's the same for me in the past six months. So, hopefully, we can help each other to move forward and be successful”.
Here JH with Kelvin de Lang who had key role to push, negotiate and make this important signing happen. pic.twitter.com/xRqNkF5yoa
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 19, 2024
/GazetaBlic Sport/