Lajme

PSD nuk shkon në koalicion me AAK’në dhe Nismën, Kuçi: Refuzimi është konceptual dhe ideologjik

01/18/2024 23:20
nga:Sh R

AAK i ka bërë ftesë PSD’së që t’i bashkohet koalicionit AAK- Nisma, por është refuzuar.
Zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi, ka thënë se refuzimi është konceptual dhe ideologjik.

“PSD-ja ka marrë ftesë nga AAK-ja që t’i bashkohet koalicionit AAK – NISMA, por që është refuzuar nga ana jonë. Fillimisht e falenderojmë AAK-në për këtë ftesë, por refuzimi jonë është konceptual dhe ideologjik. Gjithashtu, ne si subjekt politik gjykojmë që, një koalicion strategjik që synon vetëm përfaqësim më të lartë në kuvend, nuk është i nevojshëm. Situata aktuale politike ka nevojë për një kundërshtim me akternativë që ofron zgjidhje karshi situatave të krijuara tashmë nga Qeveria Kurti.”

Kuçi ka shtuar se PSD nuk do të ketë bashkëpunime elektorale me partitë aktuale në Kuvend për arsye ideologjike dhe parimore.

Ajo tha se do të garojnë të vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe se do të jenë të hapur për bashkëpunime me grupe shoqërore dhe parti tjera politike që kanë interes dhe botëkuptim të përafërt me ne.”

“PSD-ja me partitë aktuale në kuvendin e Kosovës nuk do të ketë bashkëpunime elektorale për arsye ideologjike dhe parimore. Ne do të garojmë si të vetëm në zgjedhjet e ardhshme, dhe jemi te hapur për bashkëpunime me grupe shoqërore dhe parti tjera politike që kanë interes dhe botëkuptim të përafërt me ne”, ka thënë Kuçi për Express.