Lajme

Policia kryen bastisje në Banjskë dhe në Lozhistë

01/18/2024 22:05
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë.

Aksionin e bastisjes,  për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mund të ju konfirmoj se kemi pasur dy bastisje, një në Banjskë dhe një në fshatin Lozhistë”, është shprehur shkurtimisht Elshani.

“Rreth orës 10 paradite kemi asistu krimet e rënda në DPP, në lidhje me barrikadat 2022”, tha Elshani për Gazeta Blic.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse gjatë bastisjes është gjetur diçka.