Lajme

Izraeli lëshon një raketë përgjuese drejt Detit të Kuq për alarm të rremë

01/18/2024 16:37
nga:G B

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një raketë përgjuese që u qëllua drejt Detit të Kuq u lëshua për shkak të “identifikimit të rremë”.

IDF në një deklaratë kishte thënë se zbuloi një “shënjestër të dyshimtë ajror” që po i afrohej territorit të saj mbi Detin e Kuq dhe nisi një përgjues në objekt, shkruan CNN.

“Pak kohë më parë, pas sirenave që ranë në qytetin Eilat, në jug të Izraelit, një përgjues u nis në zonën e Detit të Kuq drejt një objektivi të dyshimtë ajror që po i afrohej territorit izraelit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga IDF.