Jose Mourinho te Napoli? Ajo që konfirmojnë me siguri absolute mediat italiane është që pas shkarkimi të “Special One” nga Roma, agjenti i tij i fuqishëm Jorge Mendes nuk ka humbur kohë dhe ka kontaktuar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Një telefonatë me synimin e një sondazhi, duke qenë se Napoli po shqyrton profile të ndryshme trajnerësh për sezonin e ardhshëm. Presidenti De Laurentiis që nga Riadi po punon për merkaton e përforcimeve për Napolin, ka marrë tanimë informacionin për disponueshmërinë e Mourinhos.
Është e lehtë të imagjinohet ndërkohë se paga e Morinhos, 7 milionë euro, plus bonuset, në sezon që merrte te Roma, mund të përbëjë një pengesë për parametrat financiarë të Napolit.
Një sforco ekonomike të tillë Presidenti De Laurentiis mund ta bënte vetëm për Antonio Conten, por gjithsesi tanimë kontaktet e para kanë nisur dhe nuk është cudi që në të ardhmen Mourinho të shkojë në stolin e Napolit, ndoshta edhe me dëshirën për t’i provuar Romës se ka gabuar.