Nga Policia e Kosovës janë deklaruar rreth rastit së shembjes së kulmit të objektit të komunës së Prishtinës.
Ata kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se ngajrja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se po merren për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” thane nga Polcia per Gazeta Blic”


