Lajme

Tahiri – VV-së: Fat i mirë për Kosovën që jeni në vitin e fundit, fat i mirë që po ecni

01/18/2024 12:45
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti krejt çka ka bë deri tani në sektorin e energjisë është subvencionimi i qytetarëve për të blerë dru për ngrohje.

Madje sipas Tahirit, është fat i mirë që Vetëvendosja “po ecë” dhe se sipas tij, Kosovës do t’ia kthejnë gazin.

“Po e përfundojnë mandatin dhe këta krejtë çka kanë mujt me bë në energji është subvencionimi i qytetarëve me ble dru. Është fat i mirë që po ecni, është fat i mirë që s’arritet me implementu as MCC-në sepse s’po ju ndihmojnë as ata me bateri. Dhe është fat i mirë që Kosovës do të i’a kthejmë gazin në qeverinë e ardhshme. Pra është fat i mirë që jeni në vitin e fundit, sepse krejt çka keni mujt me bë është me mujt me i subvencionu me ble dru. Ku mbet strategjia ku mbeten kapacitetet e reja, pra angazhimi i juaj është për qytetarët me i ble drutë”, tha Tahiri në Kuvendin e Kosovës.