Lajme

Szunyog për peticionin: I kënaqur që serbët po përdorin të drejtën e tyre demokratike

01/18/2024 12:00
nga:Genita C

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se është i kënaqur me iniciativën e qytetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve aktualë.

Szunyog në platformën “X” bëri thirrje që e njëjta të nisë edhe në Zubin Potok e në Zveçan

“I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe që filluan mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për heqjen e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq. I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan”,shkroi ai.