Lajme

‘Koalicioni AAK-NISMA’, Pozhari: U pa qartazi se PDK i’a ka mbyllur dyert Fatmir Limajt!

01/18/2024 09:48
nga:Y I

Dje, siç “Gazeta Blic” kishte paralajmëruar u konfirmua koalicioni parazgjedhor AAK-NISMA.

Në lidhje me këtë koalicion ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Xhevdet Pozhari.

Pozhari e ka cilësuar si lëvizje të zgjuar të Haradinajt një koalicion të tillë por që jo domosdoshmërisht mund të sjellë sukses.

“AAK-ja nuk është se ka shkëlqyer me rezultate në zgjedhje dhe gjithmonë ka patur një tendencë të orientimit të elektoratit drejt 3 partive që kanë qenë më të etabluara. Si parti e katërt ka rrezikuar në këto zgjedhje që të orvatet rreth pragut, një rrezik ky që besoj zoti Haradinaj e ka marrë parasysh. Një bashkim me Nismën veçanarisht kur e kanë shtratin e votuesve të ngjashëm, mendoj se ka qenë një veprim i zgjuar mirëpo jo për të sjellë domosdoshmërrisht një sukses të jashtëzakonshëm të kësaj partie”

Ai tutje tha se me një koalicion të tillë u pa qartazi që PDK-ja ia ka mbyllur dyert Fatmir Limajt

“Mirëpo të qëndroj në ulset e parlamentit, aq më tepër kur për zotin Limaj u pa haptazi që PDK-ja ja ka mbyllur dyert dhe ai nuk kishte adresë tjetër ku të shkojë” deklaroi Pozhari në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”