Lajme

“VV-ja sikur ka dëshirë me u dënu Hashimi, nuk u intereson as për Rexhen as për askënd” – Flet Humolli

01/18/2024 09:11
nga:Genita C

Fatmir Humolli deputeti i pavarur ka dhënë deklarata të forta sa i përket ish krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, partia në pushtet ka dëshirë që të dënohet Hashim Thaçi, por që ai thotë se VV-ja nuk e kupton se me këtë nuk dënohet vetëm Thaçi por edhe Kosova.

Gjithashtu ai  ka folur edhe për ish luftëtarin Rexhep Selimi.

Ai thekson se Vetëvendosja vetëm e ka përdorur Selimin.

“Vetëvendosja nuk i dhojn pesë pare as për Rexhën as për kërkon, nuk e kanë gajle për këtë punë, edhe Rexhepin veç e kanë përdorë kurgju tjetër, si po e përdorin edhe sot deputetin”, tha ai në Kanal10.