Së fundmi Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës, duke mposhtur rivalët e përjetshëm Barcelonën me rezultatin 4-1 dhe siguroi një tjetër trofe.
Një moment i rëndësishëm dhe historik, megjithatë, ishte mbi të gjitha për presidentin e klubit, Florentino Perez.
Madje, me suksesin në Superkupë, Perez tashmë ka grumbulluar në total 33 trofe në dy eksperiencat e tij si president i klubit të “Los Blancos”.
Një arritje nga ana statistikore e rëndësishme, e cila bëhet edhe më e madhe duke ditur se Perez ka kaluar një ikonë të vërtetë të klubit, një njeri të cilit i është kushtuar emri i stadiumit të Real Madrid, Santiago Bernabeu.
Ky i fundit, i cili u nda nga jeta në vitin 1978, mbajti postin më të lartë të klubit të “Los Blancos” për 35 vjet, nga viti 1943 deri në ditën e vdekjes. Gjatë gjithë asaj kohe, Real Madridi i Bernabeu-t ka fituar 32 trofe.
Ndërsa tani presidenti më i suksesshëm në historinë e madrilenëve është bërë Florentino Perez, i cili madje ka arritur të bëjë më mirë se ai në shumë më pak vite, 20 vite kundrejt pikërisht 35 vite të Bernabeu-t.
Trofetë që Real Madrid ka fituar me Florentino Perez si president:
7x Super Cup e Spanjës
6x La Liga
6x Champions League
5x UEFA Super Cup
5x FIFA Club World Cup
3x Copa del Rey
1x Intercontinental Cup