Lajme

Në ditën e parë 1890 qytetarë nënshkruan peticionin për shkarkimin e Atiq

01/17/2024 19:53
nga:Sh R

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut janë mbledhë 1890 peticione për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Mbledhja e nënshkrimeve në këtë komunë ka nisur të mërkurën.

Kjo është mundësuar sipas Udhëzimit Administrativ të hartuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Qytetarët në këtë komunë kanë afat deri të hënën të arrijnë numrin prej 20% të nënshkrimve e më pas do të ketë edhe një afat shtesë.

Zëvendës-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Verore, Skënder Sadiku në Tëvë, tha se mbledhja e 20% nënshkrimeve të nevojshme pritet të arrihet brenda afatit të parë.

“Më 22 janar e kanë afatin, ndërsa një afat shtesë prej dy jave sipas Udhëzimit Administrativ mund ta marrin nga MAPL dhe KQZ. Sipas trendit që është besoj që nesër do të arrihet ky numër edhe në bazë të informatave që patëm me personat që ishin duke mbledhur nënshkrimet”, tha ai.