Lajme

Hajrizi: Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën i bashkoi objektivi, edhe pse ishin në organizata të ndryshme

01/17/2024 19:32
nga:Sh R

17 janari i vitit 1982 ishte dita kur u vranë një atentat Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka.

Në 44-vjetorin e vrasjes së tyre në emisionin Info Magazine ka folur Mehmet Hajrizi, ish-bashkëpunëtor i Kadri Zekës.

“Kadri Zeka kishte filluar veprimtarinë në fillim të vitit 70, në një organizatë që quhej ‘Grupi revolucionar i Kosovës’ dhe në vitin 1979 policia e regjimit kishte rënë në gjurmët e veprimtarisë së tij dhe ai duhej të arrestohej, prandaj u detyrua të lë Kosovën dhe të shkoj jashtë, shkoi në Zvicër”, u shpreh ai.

“Po ashtu edhe Jusuf Gërvalla që ishte një veprimtar i organizuar, ishte i rrezikuar edhe ai për arrestim dhe shkoi edhe ai jashtë. Ishte mërgimi ai që i bashkoi Jusufin dhe Kadriun në Zvicër dhe Gjermani, kurse ishte ideali i tyre i përbashkët që i bashkoi pastaj shpirtërisht njërin dhe tjetrin”.

Hajrizi tutje tha se as njërit dhe as tjetrit nuk i prishte punë se ishin në organizata të ndryshme sepse objektivi i tyre historik ishte i përbashkët.