Dani Alves prezantoi një version të ri të akuzës për përdhunim në një klub nate në Barcelonë. Ish-reprezentuesi brazilian, vlen të theksohet se është i ndaluar prej gati një viti.
Braziliani, i akuzuar për abuzim seksual, është arrestuar për gati një vit dhe pret gjykimin, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas El Periodico , Dani Alves tani thotë se ishte i dehur dhe nuk ishte në dijeni të veprimeve të tij.
Gjykata e Barcelonës ka njoftuar këtë të mërkurë se kur do të zhvillohet gjyqi ndaj ish-reprezentuesit brazilian.
Gjyqi i brazilianit fillon më 5 shkurt dhe do të ketë mbrojtjen e gruas së tij Joana Sanz.
/GazetaBlic Sport/


