Lajme

Kryeshefi i “Trepçës”: Do të bëjmë të pamundshmen që kushtet e punës të përmirësohen për minatorët

01/17/2024 18:55
nga:G B

Kryeshefi i ri i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti, ka vizituar sot në spital minatorët që kanë mbetur të lënduar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai u ka uruar atyre shërim sa më të shpejtë.

“Gjendjen teknike në ndërmarrje normalisht është përgjegjësi e menaxhmentit të merret me vlerësimin e situatës dhe intervenimet e nevojshme që duhet të bëhen për një vend pune më të sigurt, për një mirëqenie më të mirë të stafit, me siguri ka analiza dhe vlerësime teknike të cilat janë bërë nga kolegët më herët, por të cilat nëse ka nevojë normalisht do t’i rishikojmë dhe do të bëjmë të pamundshmen që kushtet e punës të përmirësohen sado pak”, ka thënë Kurti.