Sporti

Lajm fantastik: Futbollistja shqiptare, Megi Doçi transferohet tek Galatasaray

01/17/2024 16:42
nga:Mergim Rreci

Futbollistrja e mirënjohur shqiptare, Megi Doçi i ka dhënë fund aventurës së saj me Vllazninë e femrave dhe është prezantuar në Turqi te Galatasaray.

Futbollistja 27 vjeçare tashmë karrierën e saj do ta vazhdojë tek gjiganti nga Turqia, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte vetë klubi nga Stambolli që ka konfirmuar këtë lëvizje, teksa Doçi shprehet: “Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur në Ligën e Kampioneve më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”.