Sporti

E kryer: Chelsea nuk pret më, është gati ta shesë Brojën

01/17/2024 15:39
nga:Lorik J

Chelsea është i gatshëm të lërë Armando Broja të largohet.

Sipas mediumit, The Athletic, në rast të një largimi të mundshëm, klubi nuk është i kushtëzuar që të nënshkruajë një zëvendësues për të.

Ka interes nga disa klube për sulmuesin 22-vjeçar duke përfshirë Fulham, West Ham dhe Wolverhampton Wanderers.

Çdo interes për një sulmues të ri në janar ose verë është i pavarur nga situata e Broja, me Christopher Nkunku që pritet të kthehet nga lëndimi më shpejt.

/GazetaBlic Sport.