Luka Modric mori një fitore jashtë fushe që do t’i sjellë atij 2.7 milionë euro shtesë.
Futbollisti i Real Madridit fitoi një çështje gjyqësore ndaj organeve tatimore spanjolle dhe do t’i kthejnë atij 2.7 milionë euro dhe do t’i anulohen 900 mijë euro gjoba.
Në vitin 2012, Modric mbërriti në Real Madrid nga Tottenham dhe zyra e taksave vlerësoi se lojtari duhet të paguajë taksën në Spanjë në masën 1.2 milionë euro, edhe pse ai kishte paguar tashmë në Britaninë e Madhe për 8 muaj.
Gjykata vendosi në favor të Modric dhe arriti në përfundimin se kroati nuk ishte banor i Spanjës në atë kohë, por banor i Britanisë së Madhe dhe shuma u rrit me interes.
/GazetaBlic Sport