Tenistja Mirra Andreeva, 16 vjeç, shijoi një fitore madhështore ndaj idolles së saj pasi eliminoi numrin gjashtë në botë, Ons Jabeur në raundin e dytë të Australian Open.
Andreeva, e cila bëri bujë në Wimbledon vitin e kaluar me një kalim në raundin e katërt, iu deshën vetëm 54 minuta për të mposhtur Jabeur 6-0 6-2, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në setin e parë luajta tenis vërtet të mrekullueshëm, nuk e prisja këtë nga vetja”, tha adoleshenrja ruse.
“Jam e lumtur që luajta me Ons. Ishte një nga ëndrrat e mia të luaja kundër saj, sepse më pëlqen shumë mënyra se si luan. Do të thotë shumë, kjo ndeshje që fitova.
“Ajo është shumë e bukur. Pas ndeshjes ajo erdhi tek unë, më uroi fat. Unë thjesht e di se ajo është ajo që është dhe nuk ndryshon kurrë.”
/GazetaBlic Sport
Milestone Moment.
Mirra Andreeva defeats Ons Jabeur in straight sets 6-0, 6-2. ? pic.twitter.com/cWzRMbxdBz
— US Open Tennis (@usopen) January 17, 2024