Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, ka shpjeguar se do të duhet të mbajë maskë për pjesën tjetër të karrierës së tij për arsye sigurie.
Ai u rikthye nga lëndimi me një maskë mbrojtëse që tashmë është bërë një lloj marke e tillë që është bërë e njohur edhe te tifozët e ekipit të tij.
Duke folur në një intervistë për Brilla FM, Osimhen i cili aktualisht është në detyrë kombëtare me Super Eagles në Kupën e Kombeve të Afrikës, AFCON, në Bregun e Fildishtë, tha se është e rrezikshme për të të luajë pa maskën e tij.
“Më duhet të mbaj maskën për pjesën tjetër të karrierës sime”, tha ai.
“Ndeshjen e fundit që luajta kundër Cagliarit – kur godita topin me kokë, kisha gjak në fytyrë, dhe portieri gjithashtu më goditi fytyrën”
“Kështu që është vërtet e rrezikshme për mua të luaj pa përdorur maskën, natyrisht”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport