Lajme

Çuni: Tanket që posedon Serbia nuk mund t’i përballojnë raketet ‘Javelin’

01/17/2024 12:40
nga:Y I

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerje të sistemit raketor antitank “Javelin”.

Në lidhje me këto raketa dhe sa është forca e tyre, ka folur për “Gazeta Blic” ish-komandanti i UÇK-së, Anton Çuni.

Çuni tha se këto raketa e kanë një rreze të largët të veprimit, janë shumë të lehta për të identifiku cakun dhe forca e tyre shkatërruese është e madhe.

“Armët ‘Javelin’ më shumë se një dekadë janë të njohura tek bota ushtarake. Eshtë një nga modelet e shumta të arsenalit luftarak, armë kundër blindë dhe kundër objekteve të fortifikuara që çdo ditë e më shumë po tregohet si një ndër armët më të suksesshe për shkatrrimin e mjeteve të blinduara. Sado që ato mund të duken të mira gjatë testimeve, këto armë janë treguar të mira që nga lufta që është zhvilluar mes Forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ato të Irakut e deri tek shembujt e fundit në Ukrainë ku ushtria ukrainase tanimë i posedon dhe me sukses të lartë i përdor kundër mjeteve të blinduara ruse. E kanë një rreze të largët të veprimit, kryesisht 2 kilometra e gjysëm, janë shumë të lehta për të identifiku cakun dhe forca e tyre shkatërruese ështe e nivelit të tillë që mjetet blinduese për momentin që përdoren tani (T72, 84, E90) nuk mund t’a përballojnë një armë të tillë “

Ai tutje u shpreh, se nga informacionet që posedojnë, tanket që ka Serbia nuk mund t’i përballojnë raketat ‘Javelin’

“Ne kemi informatën se ushtria e Serbisë posedon diku 258 tanke funksionale të tipit T72 dhe përvoja tregon se këto tanke num munden me përballu raketën e tipit “Javelin” tha Çuni në një intervistë për “Gazeta Blic”.

A ka rrezik për sulme të reja nga Serbia?- Kështu përgjigjet ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni!