Siç tregon L’Equipe, Karim Benzema ka paraqitur zyrtarisht një ankesë kundër Gerald Darmanin, ministrit të Brendshëm francez, për shpifje.
Në diskutim janë akuzat e rënda të Darmanin të bëra kundër lojtarit të Al Ittihad, duke e akuzuar atë për mbajtjen e lidhjeve me Vëllazërinë Myslimane, një organizatë terroriste islamike nga e cila Hamasi doli në 1987, përcjell GazetaBlic Sport.
Deklarata e ministrit të Brendshëm francez erdhi si rezultat i mbështetjes publike të Benzemës për Palestinën dhe banorët e Gazës.
Sulmuesi francez i mohoi menjëherë akuzat. Tashmë, avokati i Benzemas, Hugues Vigier, ka denoncuar në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës. Një ankesë që thuhet se përmban 92 faqe që vërtetojnë se akuza e Gérald Darmanin dëmtoi nderin dhe reputacionin e sulmuesit të Al Ittihad.
/GazetaBlic Sport/