Sporti

U shkarkua gjatë ditës, vjen reagimi nga Jose Mourinho

01/16/2024 23:10
nga:Mergim Rreci

Jose Mourinho, përmes rrjeteve sociale, u dha lamtumirën tifozëve të Romës, pasi këtë të martë u shkarkua nga drejtuesit e Giallorossëve.

Vendim u mor nga pronarët e klubit për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës, transmeton GazetaBlic Sport.

Duke shoqëruar një sekuencë të disa fotografive të momenteve si trajner i ekipit, José Mourinho shkroi (në italisht): “Djersë, gjak, lot, gëzim, trishtim, dashuri, vëllezër, histori, zemër, përjetësi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)