Lajme

Deklaratat për luftë nxisin ikjen e qytetarëve – Spahiu: S’na vyjnë tucanat, le të ikin

01/16/2024 22:44
nga:G B

Analisti politik, Nexhemdin Spahiu, ka thënë se rrezikur për një luftë mes Kosovës dhe Serbisë është i madh.

Ai ka thënë se Kosova duhet të përgatite për luftë dhe ata qytetarë që janë frikacak sipas tij, duket të ikun, raporton gazeta10.

“Kosovës nuk i duhen asgjë tucanat, me mirë me ikë me kohë ata. Kush nuk është i gatshëm për me luftë me mirë le të ikë”, ka thënë Spahiu në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Sipas tij, nëse ndodh lufta duhet të mbyllen kufijtë dhe të gjithë ata që janë të rritur për luiftë duhet të luftojnë.