Lajme

Lama: Hapja e misionit special në Vatikan nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës

01/16/2024 19:13
nga:G B

Ish-ambasadorja e Italisë në Kosovë, Alma Lama, ka thënë se hapja e misionit special të Kosovës në Vatikan nuk paraqet njohjen e shtetit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se misionet speciale mund të hapen edhe mes shteteve që nuk e njohin njëra-tjetrën.

“Hapja e një misioni special që bazohet për Konventën për Misione Speciale të vitit 1969 nuk ka të bëjë me njohjen, do të thotë selia e shenjtë nuk e ka njohur Kosovën dhe vazhdon të jetë në këtë qëndrim”.

“Misionet speciale mund të hapen edhe mes shteteve që nuk e njohin njëri-tjetrin, por edhe ndërmjet shteteve që e njohin njëri-tjetrin. Misionet speciale janë të përkohshme dhe hapen për një qëllim të caktuar, e kam parë lajmin që është promovuar nga ana e kreut të shtetit dhe nuk kam më shumë informacion, në radhë të parë a e ka dhënë Selia e Shenjtë miratimin për ta hapur”, ka thënë Lama.