Skuadra e FC Vushtrria Futsal po vazhdon me organizimin dhe konsolidimin e skuadrës.
Klubi ka prezantuar gjatë ditës së sotme transferimin e radhës, duke zyrtarizuar nënshkrimin me Shkodran Pretenin, shkruan GazetaBlic Sport.
Preteni njihet si njëri ndër lojtarët më të dalluar në futsalin kosovar, kurse tashmë kërkon suksesin dhe ngjitjen në Superligë me skuadrën e re.
Ai ishte pjesë e skuadrës së Trepçës në kohën e fundit.
/GazetaBlic Sport/