Lajme

“Këtu vlerësohet lojaliteti ndaj eprorëve dhe jo puna”/ Sefaj: Inxhinierët po ikin nga Kosova – këto janë arsyet

01/24/2024 08:20
nga:N K

Ali Sefaj, përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civile në një intervistë për Gazeta Blic thotë se punëtorët nga Shërbimi Civil ikin zakonisht në sektorin privat, ndërsa jashtë vendit shkojnë drejtimet e teknikut, Inxhinierë të IT-së, Ndërtimtarisë, Elektros, Artitekturës, Hidro Inxhinierisë.

“Punëtorët nga Shërbimi Civil shkojnë zakonisht në sektorin privat, jashtë vendit kryesisht ikin drejtimet e teknikut, Inxhinierët qoftë ata të IT-së, qoftë Inxhinierët e Ndërtimtarisë, Elektros, Artitekturës apo Hido Inxhinierët”, tha ai.

Sefaj thotë se nuk mund të flasin me numër të saktë, por mund te flasin për ikje kualitative.

“Nuk mund të flasim me numër të saktë, mund të flasim për ikje kualitative, ka pasur ikje të zyrtarëve profesionalë, të zyrtarëve më të mirë që i kanë pasur institucionet, duke filluar nga profilet e drejtimeve shoqërore e juristëve, ekonomistëve dhe të shkencave natyrore, të cilët tani po i kërkon tregu i punës, qoftë në prodhim dhe në industri”, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, janë disa arsye pse punëtorët e Shërbimit Civil japin dorëheqje nga sektori publik, si pabarazia, pagat e ulëta, mos vlerësimi.

“Janë disa arsye, pabarazia, mos vlerësimi i zyrtarëve dhe pagesat e ulëta, mirëpo pabarazia dhe mbajtja e pozitave drejtuese me ushtrues detyre dhe mos vlerësimi i zyrtarëve profesional, thjesht në këtë vend nuk vlerësohet puna dhe kualiteti, mirëpo vlerësohet lojaliteti ndaj eprorëve dhe asnjëherë lojaliteti apo përkushtimi ndaj institucionit”, theksoi tha Sefaj.

Tutje. ai shtoi se në institucione dhe kabinete ka njerëz joprofesional, të paaftë, që nuk i kuptojnë as detyrat e punës që i kanë.

“Në institucione dhe kabinete kemi njerëz joprofesional, të paaftë, që nuk i kuptojnë as detyrat e punës që i kanë, dhe ata mendojnë që secili është i zëvendësueshëm, secili njeri është i zëvendësueshëm, mirëpo për të zëvendësuar profesionistët duhet kohë dhe nuk mund të zëvendësohen me kuadro që mund të vijnë nga fakulteti apo nga sektori privat” , deklaroi Ali Sefaj./Gazeta Blic/