Sporti

Messi fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA, reagimi i mediave norvegjeze: “Skandal”

01/16/2024 14:33
nga:Lorik J

Po diskutohet fitorja e Lionel Messit, si lojtari më i mirë i zgjedhur nga FIFA për 2023.

Reagime kishte nga e gjithë bota, duke filluar nga Norvegjia, pasi aty mediat pretendojnë se duhet ta fitonte Erling Haaland.

“Mashtrim, skandal”, shkruhet në mediumin Dagbladet – ku vë në pah edhe reagimin e babait të Erling, Alf Inge, teksa ngriti vetullat në momentin e zgjedhjes së fituesit.

“Skandal”, shkruan edhe NRK-në.

Gazetari, Carl-Erik Torp shpjegon: “Tani më duhet të qetësohem pak. Jam i befasuar. Me gjithë respektin për Lionel Messin, për mendimin tim futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Por Haaland ishte vendimtar në sezonin joreal të Cityt. Unë do të thosha se ishte një skandal”.

/GazetaBlic Sport