Sporti

De Rossi flet si trajner i Romës: “Nuk kemi kohë, duhet të fillojmë punën e madhe menjëherë”

01/16/2024 14:09
nga:Lorik J

Daniele De Rossi është trajneri i ri i Romës.

Pasardhësi i Jose Mourinhos është tejet i lumtur që Roma ia dha mundësinë ta drejtojë deri në fund të edicionit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Do të doja të falënderoja familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e udhëheqjes teknike të Romës: nga ana ime nuk njoh rrugë tjetër përveç asaj të aplikimit, sakrificës së përditshme dhe nevojës për të dhënë gjithçka që kam brenda për të përballuar sfidat me të cilat përballemi nga tani deri në fund të sezonit”, deklaroi De Rossi.

“Emocioni që mund të ulemi në stolin tonë është i papërshkrueshëm, të gjithë e dinë se çfarë është Roma për mua, por punë e madhe na pret. Nuk kemi kohë, nuk kemi zgjidhje: të jemi konkurrues, të luftojmë për synimet tona dhe përpjekja për t’i arritur ato janë të vetmet prioritete që unë dhe stafi im i kemi dhënë vetes”, ka komentuar ish-mesfushori.

/GazetaBlic Sport