Carlos Alcaraz tregoi se ishte në formë të shkëlqyer në fillim të sezonit dhe mundi qartë francezin Richard Gasquet, në tre sete (7/6, 6/1 dhe 6/2).
Loja zgjati rreth dy orë e gjysmë, teksa Alcaraz kënaqi publikun, përcjell GazetaBlic Sport.
Tenisti francez gjithsesi balancoi setin e parë, pasi gjithçka u zgjidh në tie-break (7/5), por më pas iu dorëzua epërsisë së numrit botëror 2 dhe i tha lamtumirë turneut të Melburnit.
Më të vështira ishin detyrat e Holger Rune dhe Alexander Zverev, të cilët gjithashtu siguruan një vend në raundin e dytë, por duhej të punonin më shumë në vapën australiane.
/GazetaBlic Sport