Lajme

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Serbi, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

01/16/2024 13:07
nga:Y I

Një shpërthim i fortë ka tronditur një fabrikën e fabrikës në Krushevc të Serbisë mëngjesin e së martës, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë procesit të punës në objektin e prodhimit të shiritit të karburantit.

Sipas informacioneve të para, një person ka mbetur i vdekur dhe katër të lënduar, të cilët me autoambulancë janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Krushevc.

Zjarri që ka rënë si pasojë e shpërthimit është lokalizuar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe emergjencat.