Sporti

Shkarkimi i Mourinhos nuk mirëpritet nga tifozët, protesta jashtë qendrës stërvitore të Romës

01/16/2024 13:23
nga:Lorik J

Shkarkimi i José Mourinhos nuk po mirëpritet nga tifozët e Romës, pavarësisht formës së keqe të skuadrës.

Në mediat sociale të klubit italian, është e lehtë të shihet se shumica e tifozëve e kundërshtojnë vendimin dhe e demonstrojnë këtë me fjalë falënderimi për trajnerin portugez – i cili fitoi Ligën e Konferencës me Romën.

Pranë qendrës stërvitore në Trigoria, u publikuan edhe disa fletë që ofendonin Fredkinin, pronarin e Romës dhe bënin thirrje për largimin e tij.

Në vendngjarje ndodhen tre furgona të policisë për të parandaluar incidente të mundshme.

/GazetaBlic Sport