Lajme

Pas Osmanit e Gërvallës, kryediplomati shqiptar pritet nga Konjufca

01/16/2024 12:04
nga:Y I

Pas pritjes në takim dhe konferencës së përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, shefi i diplomacisë shqiptare Igli Hasani, ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani, pas të cilit nuk ka pasur deklarime.

Teksa në këto momente, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë po zhvillon takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Bëhet e ditur se as pas përfundimit të këtij takimi nuk do të ketë prononcime.