Mediat nga Italia konfirmojnë se Daniele De Rossi do të pasojë Jose Mourinhon te Roma pasi trajneri portugez u shkarkua më herët gjatë ditës së sotme.
Giallorossët lëshuan një deklaratë, duke konfirmuar se janë ndarë me Special One, pas një sërë paraqitjesh të dobëta, përcjell GazetaBlic Sport.
Pronarët e klubeit, grupi Friedkin, thuhet se ishin të frustruar me shpërthimet e shpeshta të Mourinhos dhe një seri përjashtimesh të tij.
Sky Sport Italia tani raporton se De Rossi është kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e klubit me qendër në kryeqytet dhe ndoshta do të mbikëqyrë klubin deri në verë.
/GazetaBlic Sport