Skuadra e Hatayaspor sot do të ballafaqohet me Sakaryaspor në Kupën e Turqisë në futboll.
Portieri kosovar, Visar Bekaj, i cili u transferua tek Hatayaspor në verë nga klubi i Tiranës pritet ta ketë shansin e tij sot.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Bekaj sot do të jetë startues.
Klubi i Hatayaspor sot do fitoren ndaj ekipit të Sakaryaspor, që të kalojë në 1/8 e finales së Kupës së Turqisë.
Kujtojmë se Bekaj nuk ka marrë minutazh të madhe këtë sezon, megjithatë Demirel pritet t’i besojë atij në ndeshjet në vijim.
/GazetaBlic Sport