Lajme

Kamerat në Prishtinë, Sogojeva: AIP do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve

01/15/2024 22:02
nga:G B

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Agjencia për Informim dhe Privatësi në projektin e kamerave në kryeqytet është kyçur të premtën e kaluar.

“Ne ende muk i kemi pare specifikat e projektit. Ende projekti nuk ka filluar. Projekti është marrë, ka përfunduar, nuk është fare përgjegjësi e agjencisë”, ka thënë Sogojeva – Dërmaku.

Ajo ka thënë se përgjegjësi e agjencisë është të jenë gardian të zbatimit të këtij projekti.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve”, ka thënë ajo.