Lajme

Krasniqi në Belgjikë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian

01/15/2024 21:01
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian, ka marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së, në Belgjikë, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atje ka shprehur optimizën që BE gjatë presidencës belge do ta ketë parasysh Kosovën dhe ti jap statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, po ashtu ka bërë thirrje që BE t’i heqë masat ndaj Kosovës e që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.

Postimi i saj i plotë:

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian, sot mora pjesë në takimin e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), i cila po mbahet në Namur të Belgjikës.

Shpreha optimizëm që Bashkimi Evropian gjatë presidencës belge do ta ketë parasysh Kosovën dhe ti jap statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, për çka kërkova mbeshtetjen e shteteve anëtare të BE-së

Bashkimit Evropian i bëra thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës

Pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, u bëra thirrje ta njohin shtetësinë sepse ka ardhur koha që ato të ndryshojnë qendrimin e tyre.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut u takova me përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së.